Në objektin e Qeverisë së Kosovës dje janë vendosur emrat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka postuar dhe foto.
Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre. Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, ka shkruar ai.