0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Në gjyq për mosdeklarim të pasurisë, Hyseni: S’kam pasur dashje ose qëllim fshehjen e automjetit

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni, i cili po akuzohet për mos raportim të pasurisë, të martën para trupit gjykues tha se ai nuk ka pasur dashje ose qëllim fshehjen e automjetit në emër të bashkëshortes së tij.

Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij

Pozitën ose mandatin si Koordinator Shtetëror ai tha se e ka pranuar më 21 korrik 2020, ndërsa në shkurt të vitit 2019 ai tha se e kishte blerë veturën.

Në vitin 2019 kur kjo veturë ishte blerë, ai tha se nuk ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë pasi që në atë kohë nuk ka pasur ndonjë post politik apo ekzekutiv në institucione, ndërsa, me rastin e marrjes së pozitës si Koordinator Shtetërorë i njëjti tha se e kishte bërë deklarimin e rregullt të pasurisë.

Pagesën për këtë veturë Hyseni tha se kishte bërë përmes transaksionit bankar nga xhirollogaria e tij e cila sipas tij, është bazuar me faturën e lëshuar nga shitësi i automjetit.

Kjo veturë sipas Hysenit ishte blerë me mjetet e tij të kursyera dhe e njëjta ishte regjistruar në emër të bashkëshortes së tij.

Arsyeja themelore e blerjes së kësaj veture sipas Hysenit ka qenë dhënia në përdorim dhe shfrytëzim të fëmijëve të tij.

Ndërsa, sipas tij, bashkëshortja e tij i kishte autorizuar të katër fëmijët për përdorim dhe shfrytëzim të veturës.

“Sipas dijenisë time më të thellë gruaja ime i ka autorizuar që katër fëmijët me autorizim të veçantë që të mos ndihet asnjëri i diskriminuar dhe sipas kuptimit tim përmes autorizimit për përdorim është bart edhe çdo e drejtë tjetër mbi këtë veturë”, tha Hyseni.

Hyseni tutje tha se ka qenë i bindur se pastaj vetura në emër të fëmijëve është regjistruar edhe në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

“Jo veç që kam menduar por kam qenë i bindur që vetura tashmë do të ishte e regjistruar në emrin e djalit tim të madh me që mund të  vërtetohet qe gruaja ime asnjë kilometër të vetëm në jetën e vet nuk e ka nga veturë dhe nuk di të ngas veturë”, deklaroi ai.

E në qoftë se do të kishte dijeni se automjeti është ende i regjistruar në emër të bashkëshortes Hyseni tha se të njëjtin do ta kishte deklaruar.

Por se vetura ishte ende në emër të bashkëshortes së tij, ai tha se e kishte kuptuar kur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) kishte kërkuar plotësimin e formularit të deklarimit të pasurisë.

“..nga bindja që vetura është bart tek fëmijët nuk më shkuar as menja që duhet të verifikoj çfarëdo qoftë,  ndërsa sa për informacion ditën që e kam dorëzuar nuk më kujtohet data e saktë formularin tek Agjencioni ka qenë paradite, ndërkaq në ora 12 unë kam udhëtuar për Bruksel për një rang të ri të bisedimeve me palën serbe”, tha tutje Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Veturën në emrin e bashkëshortes i akuzuari Hyseni tha se nuk e ka deklaruar dhe shtoi se nuk ka parë ndonjë dokument tjetër të veturës përveç autorizimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit