Nga fundi i muajit mars apo fillimi i muajit prill, Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmërua së çmimi i rrymës pritet të ndryshojë.
Por nga ZRRE nuk kanë treguar nëse këto tarifa do të jenë më të larta apo më të ulëta.
“Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar vlerësimin fillestar lidhur me te Hyrat e Lejuara Maksimale te ndërmarrjeve te rregulluara. Aktualisht, ZRRE është ne proces te analizimit dhe shqyrtimit te komenteve te dërguara nga palët e interesuara, pas shqyrtimit dhe analizimit te tyre, planifikohet qe kah fundi i këtij muaji te merret vendimi për te hyra maksimale. Ndërsa propozimi për tarifa behet nga ndërmarrjet e rregulluara konform te hyrave te aprovuara, vendimi për te cilat pritet te merret ne fund te muajit mars ose ne fillim te muajit prill”, thuhet nga ZRRE.
Kurse nga Korporata Energjetike e Kosovës, i kanë dërguar kërkesë ZRRE-së që çmimi i rrymës të cilën e shet të rritet.
“KEK ka dërguar kërkesën për rishikim të çmimeve tek KESCO/KEDS, propozimi I KEK për çmimet e reja ka qenë 31.50€ për KESCO dhe 39.10€ për KEDS. Megjithatë, KEK nuk ka informata që është aprovuar rritja e çmimit sipas kërkesës tone, për më tepër gjatë shqyrtimit tarifor nga ZRRE bazë për kalkulimin e të hyrave për KESCO/KEDS është marrë çmimi aktual me të cilin furnizohen”, ka thënë Skënder Bucolli, zëdhenës në KEK.
E eksperti i energjisë, Vezir Rexhepi ka treguar se si është aktualisht çmimi i rrymës në bursën ndërkombëtare.
“Në këtë rast duke parë situatën në bursën energjetike evropiane, çmimet kanë rënë dukshme prandaj pres çmime më të ulëta, pra referuar çmimin e bursë ndërkombëtare parashoh që çmimet të ulen”.
Prandaj Rexhepi çdo rritje të çmimit të energjisë e quan të paarsyeshme.
“Çmimet e tanishme në bursën ndërkombëtare të energjisë elektrike për mu nuk do të ishite korrekte të rriten çmimet e energjisë elektrike, sepse prapë po them se rënia e çmimeve është e dukshme krahasuar me vitin e kaluar”, thotë ai.
Për herë të fundit, tarifat e energjisë elektrike ishin rritur për 15.4% me 30 mars të vitit të kaluar.