28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mifaraj ia numëron “recetat e dështimeve” ministres Nagavci: Kush udhëheq tepër mirë i kemi punët

- Advertisement -

Drejtori i Institutit për drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka numëruar pesë siç i quan ai recetat e dështimeve Ministres Nagavci, e cila i shpalosi në një emission të vetëm sipas tij.

Miftaraj, ka paraqitur deklarimet e “përçudshme” të ministers në lidhje me çerdhet, librat e fëmijëve, konkursit për inspektorë, testin PISA e mosdijes së tyre në lidhje me udhëzimet administrative.

Në fund Miftaraj ka shkruar me ironi se kush udhëhq me këtë ministry, tepër mirë i kemi punët.

Postimi i plotë:

Receta e deshtimeve sipas Ministres Nagavci ne nje emision te vetem:

1. Nagavci për premtimin e madh parazgjedhor për çerdhet fajëson edhe komunat

2. Nagavci: Edhe sivjet librat do të blihen nga prindërit me subvencionim të Qeverisë

3. Nagavci mohon se ministria ka përgjegjësi për dështimin e konkursit për inspektorë. Ajo ka thënë të mërkurën në “Konfront” të KTV-së se meqë Kuvendi mbikëqyr Këshillin Mbikëqyrës të shërbyesve publikë, “mund të jetë anuluar me tendencë”, por ka theksuar se tash do të hapet konkurs i ri.

4. Nagavci: Nuk kemi pritur rezultate më të mira nga testi PISA. Nëse i referohemi arsimit parauniversitar, ne kemi filluar një proces tejet të rëndësishëm të rishikimit të teksteve mësimore, kemi rishikuar tekstet e gjuhës shqipe dhe të matematikës, gjithsej 38 tekste. Ato nuk janë problemi i vetëm, janë probleme shumëdimensionale edhe këtu. Pra, ne nuk mund të kishim pritur që për nëntë muaj punë të ministrisë sonë të shohim rezultate të menjëhershme”, ka thënë ajo.

5. Pse Ministria e Arsimit nuk kane ditur se UA ne menyre qe te hyje ne fuqi eshte dashtur te dergohet ne Gazete Zyrtare, fajtore IKD dhe Betimi për Drejtësi

Mos te presim rezultate ne PISA e ne arsim. Kush e udheheq kete ministri teper mire i kemi punet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit