Ka vdekur, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci shkruan se i ndjeri, kushëriri i tij, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Tutje ai thur lëvdata për të bëmat e tij gjatë luftës me uniformë të UÇK-së.
”Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së. Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Lladrovci.
Njoftimi i plotë i tij:
Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, kushëriri im, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.
Ilazi me profesion ishte inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur.
Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së. Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pas çlirimit, iu kthye punës së tij, për të qenë shembull i profesionit, modestisë dhe angazhimit qytetar.
Ne humbëm njeriun e dashur, njeriun e mirë e atdhetar, por, kujtimet më të mira për të do të jenë të përhershme.
Nderim jetës e veprës së Ilaz Lladrovcit!