5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ndërlikohet “Rasti Davies”: Lojtari kërkon pagë marramendëse

- Advertisement -

Bayern Munich sapo ka prezantuar Max Eberl, kreun e tyre të ri në departamentin sportiv dhe gjermani tashmë ka nisur punën për të zgjidhur detyrat e shumta pezull për sezonin e ardhshëm.

Një prej tyre, përveç gjetjes së pasardhësit të Thomas Tuchel, është e ardhmja e Alphonso Davies, mbrojtësit kanadez të kërkuar nga Real Madridi, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me kampionin aktual gjerman për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2025.

Sipas raportimeve të gazetave Bild dhe Sky Germany, futbollisti kërkon një pagë bruto prej 20 milionë eurosh për të nënshkruar një kontratë të re, shifër që bordi i Bayernit ende nuk janë të gatshëm ta aprovojnë.

Në “Allianz Arena” ata tashmë supozojnë se do të detyrohen ta shesin atë në verë dhe presin të arkëtojnë një shumë nga 50 deri në 60 milionë euro për futbollistin, një shifër shumë e lartë duke marrë parasysh se klubet e interesuara do të duhet të presin vetëm një tjetër sezon për ta nënshkruar atë falas. Real Madridi e di këtë dhe nuk do të bëjë asgjë të çmendur për Davies.

Në çdo rast, menaxhmenti i sportit bavarez i kryesuar nga Eberl dëshirojnë të jenë të përgatitur për çdo situatë dhe do të kërkojnë tashmë një zëvendësues për anësorin e shpejtë. Siç siguron Sky Germany, i zgjedhuri do të ishte Theo Hernández , një futbollist i Milanit për të cilin Bayern tashmë do të ishte informuar zyrtarisht.

Në Mynih ata supozojnë se nuk është e mundur të blejnë shërbimet e francezit për më pak se 60 milionë euro, për këtë arsye ata synojnë të marrin një shumë nga shitja e Davies gjatë merkatos së verës së ardhshme. Sigurisht, situata e tij kontraktuale vazhdon ta vështirësojë ndjeshëm këtë strategji.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit