Qytetarë janë tubuar sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 10-të të protestave kundër vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Speciales që dënoi me 81 vjet burg ish-katërshes së UÇK-së.
Ndërkaq sot është protestuar në 14 komuna të Kosovës.





