Sot Kosova ka hyrë në ditën e dhjetë të protestave kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë protestave, organizatori Çlirim Haziri tha se “UÇK nuk është temë ditore” duke iu referuar përgjigjes së ministres Donika Gërvalla kur qe pyetur nga mediat për kërkesën e PDK-së “për shfuqizimin e Speciales” pas verdiktit në Hagë.
Pavarësisht motit të lig, edhe sot qendra e Prishtinës u mbush me protestues.






