5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Napoli-Milan dhurojnë spektakël dhe ndahen të barbartë në “Diego Armando Maradona”

- Advertisement -

Olivier Giroud ka shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes Napoli – Milan. Sulmuesi me përvojë shënoi dy gola për Milanin që kishte epërsi 2:0 pas pjesës së parë. Giroud shënoi në minutën e 22-të e më pas në minutën e 31-të, pasi fitoi duelin me Amir Rrahmanin.

Por kampioni italian, Napoli, nuk u dorëzua. Reagoi në pjesën e dytë dhe mori një pikë në fund. Ndeshja e së dielës mbrëma përfundoi 2:2. Matteo Politano shënoi në minutën e 50-të e më pas Giacomo Raspadori në minutën e 63-të.

Natan i Napolit u përjashtua në minutën e 89-të. Rrahmani startoi te Napoli, por njëjtë si dy lojtarë të tjera, nuk u kthye në fushë për pjesën e dytë. Pas dhjetë xhirosh të luajtura në Serie A, Napoli është i katërti me 18 pikë. Milani ka 22 pikë në vendin e tretë. Juventusi është i dyti me 23 pikë, ndërsa Interi udhëheq në tabelë me 25 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit