Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe VV-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa tha se ende nuk ka një vendim përfundimtar për një koalicion mes dy subjekteve politike, por theksoi se bashkëpunimi politik tashmë ka dhënë rezultate në disa çështje strategjike.

“Unë jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së. E di që ende nuk ka vendim final për të ecur bashkë në koalicion, por jam i lumtur që bashkëpunim politik kemi gjetur. Për disa vendime strategjike jemi marrë vesh dhe ato po ecin”, ka deklaruar Mustafa në ‘Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit