23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi nga Strasburgu: E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet!

- Advertisement -

Sot ka filluar Asambleja e Këshillit të Evropës, e cila do të zgjasë deri të premten e 19 prillit.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe ai për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se është e bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet.

“E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet!
Kosova që 20 vite ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit