3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Murati: Për 3 vjet qeverisje, 70 mijë të punësuar iu shtuan tregut të punës

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencën e përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti me rastin e tre vjetorit të qeverisjes, ka thënë se u përballën me sfida të jashtëzakonshme, siç ka qenë pandemia e lufta në territorin e Evropës.

Megjithatë, Murati tha se përgjatë kësaj kohe të qeverisjes Kurti, është rritur numri i të punësuarve.

Në shifrat e shpalosura, ai theksoi se në fund të vitit 2023 të punësuar në Kosovë rezultuan 420 mijë persona, ndryshe nga ajo e 2019-ës që ishte 350 mijë.

“Është rritur punësimi, nëse e marrim kohën kur e kemi marr mandatin që kanë qenë përafërsisht 350 mijë të punësuar, në fund të vitit 2023 janë përafërsisht 420 mijë të punësuar. Ka një dallim prej 70 mijë persona që i janë shtuar tregut të punës. Nuk është shifër e shpikur jo, janë të dhëna të ATK-së”, u shpreh ai në këtë konferencë.

Më tej, Murati njoftoi se për 3 vjet qeverisje, niveli i pagave që ka gjeneruar ekonomia e vendit është rritur për 1 miliardë euro.

“Niveli i pagave që ekonomia e vendit ka gjeneruar është rritur, pasi më 2019 për një muaj janë paguar 150 milionë paga mesatarisht, pra rreth 1.8 miliardë euro ka qenë niveli i pagave, të sektorit publik dhe privat, që i ka paguar ekonomia e vendit për punëtorët e vet, ndërsa më 2023 kjo shifër është 2.8 miliardë euro, pra 1 miliardë euro më shumë paga që ekonomia e vendit ka arritur ti paguaj më shumë se në vitin 2019”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit