16.4 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Murati foli për “Bonot e Diasporës”, Bajrami: Ofertën e ke pas 100 milionë, u blenë veç 10 milionë

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati u krekos për çështjen e “Bonove të Diasporës” ndërkaq i menjershëm ishte reagimi i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ia qiti lapsin që prej 100 milionë eurove sa e kishte ofertën, vetëm 10 milionë euro janë blerë.

Thotë janë bë tri vjet, nuk tregon sa bono kishte blerë diaspora, nuk tregon sa ishte fondi që ndihmuan bizneset. Që po ju tregoj unë oferta e Hekuranit për diasporën ka qenë rreth100 milionë euro investime në bono Thesari. A e dini sa bono Thesari ka blerë diaspora?”, shkroi Bajrami.

Ka blerë 9.1 milionë euro bono me maturim 5 vjeçar, dhe 1.3 milionë euro bono me maturim 3 vjeçar, po po saktë 10.4 milionë euro dmth. 10 % të kapacitetit investues. E ministrit që i flejnë 600 milionë euro taksa të qytetarëve as për këto 10.4 milionë euro s’ka pasë nevojë”, shkroi Bajrami.

Postimi i plotë:

Mashtrimet dhe manipulimet e ministrit të financave nuk kalojnë

Shkruan për bono të Thesarit të diasporës dhe nuk përmend asnjë numër, asnjë shifër – asnjë. Taman postim për të mashtruar.

Thotë janë bë tri vjet, nuk tregon sa bono kishte blerë diaspora, nuk tregon sa ishte fondi që ndihmuan bizneset.

Që po ju tregoj unë oferta e Hekuranit për diasporën ka qenë rreth100 milionë euro investime në bono Thesari. A e dini sa bono Thesari ka blerë diaspora?

Ka blerë 9.1 milionë euro bono me maturim 5 vjeçar, dhe 1.3 milionë euro bono me maturim 3 vjeçar, po po saktë 10.4 milionë euro dmth. 10 % të kapacitetit investues. E ministrit që i flejnë 600 milionë euro taksa të qytetarëve as për këto 10.4 milionë euro s’ka pasë nevojë..

Qeveria Kurti se ka problem buxhetin se i ka vjelë qytetarët përmes inflacionit, problem e ka kapacitetin për implementim që nuk arriti ta ndërtojë as pas katër viteve.

9 shkurti po vjen, mos harroni kush u a vodhi 4 vite me broçkulla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit