16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Mungojnë deputetët e VV-së, dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

- Advertisement -

Sot ka qenë e planifikuar që të kostituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, pork jo nuk nodhi pasi deputetët e VV-së, nuk morën pjesë.

Këtë e bëri të ditur, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, njëherësh anëtare e këtij komisioni.

Ajo ka shkruar se deputetët e VV-së, e kanë edhe një mundësi në orë 15: 00, kur edhe mblidhet sërish Komisioni.

“Isha në Komision Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore (SKANDALI i vajit, miellit etj).  Deputetët e VV nuk erdhën. Komisioni nuk u konstituua. Mundësinë e radhës e kanë në orën 15:00, sepse ne nuk heqim dorë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i doli në shesh skandali për rezervat shtetërore, ndërsa pushteti si zakonisht e mohoi një gjë të tillë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit