‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka quajtur skandaloz arsyetimin e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, i cili u arsyetua se nuk po e thërret seancën pasi, sipas tij, “mund të ketë konflikt fizik”.

Deliu i ka kërkuar Deharit, që ta therrasë seancën, dhe që ta respektojë rregulloren.

Reagimi i plotë i Deliut:

Ky arsyetim është skandaloz.

Seanca nuk thirret sepse “mund të ketë konflikt fizik”?!

Nëse frika nga tensioni mes deputetëve do të ishte arsye për të mos mbajtur seanca, atëherë Kuvendi i Kosovës s’do të duhej të ishte mbledhur asnjëherë në historinë e tij.

Kuvendi nuk funksionon vetëm kur partitë pajtohen. Përkundrazi, ekziston pikërisht sepse partitë nuk pajtohen: debatojnë, propozojnë dhe votojnë.

Kush e drejton seancën nuk ka mandat ta zëvendësojë votën me kushtin: “Merruni vesh njëherë, pastaj ejani në Kuvend.”

Thirre seancën. Respekto rregulloren. Lëri deputetët të votojnë.

Kaq është puna

Të ngjashme

Të fundit