28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

MPJD: Evakuohen tre kosovarë nga Izraeli, 15 të tjerë nuk kanë treguar interes për t’u larguar

- Advertisement -

Tre kosovarë janë evakuuar nga Izraeli bashkë me 12 shtetas të Shqipërisë. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se ambasada u ka dalë në ndihmë shtetasve tjerë që ndodhen atje, duke u siguruar aranzhimin e biletave dhe ndihmë logjistike.

Ju rikonfirmojmë se asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime, nuk ka patur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër. Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet, linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar të stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme”.

Në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova por sipas MPJD-së nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli.

“Si MPJD po ndjekim nga afër ngjarjet, jemi ne koordinim te vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe do të ndermarrim te gjitha masat e nevojshme konform nevojave dhe zhvillimeve në ditët në vijim.

Për çdo nevojë të mundshme ftohen shtetasit e Kosovës që të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:

 +972 58-634- 0450 dhe +9

72 54-469-9799”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit