Jose Mourinho thuhet se ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Portugalisë, pasi Federata Portugeze e Futbollit e kishte kontaktuar para Kupës së Botës.
Sipas raportimeve, trajneri portugez zgjodhi t’i përgjigjej thirrjes së presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, duke preferuar një rikthim në klubin madrilen.
Vendimi i Mourinho lidhet me raportin e tij të ngushtë me Perez. Ai thuhet se zgjodhi të rikthehej në “Santiago Bernabeu” për t’i dalë në krah presidentit të Real Madridit në një moment të vështirë.






