Një qytetar nga Prizreni e gjen dhe e dorëzon kuletën me 1410 euro në polici

- Advertisement -

 

Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më datë 28.09.2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, është dorëzuar një kuletë të humbur nga një qytetar.

Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni. Ai e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.

Në kuletë gjendeshin 1410 euro të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe parat e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policisë.

Ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet.

Të ngjashme

Të fundit