Mourinho ndez “bombën” e parë para fillimit të sezonit: Yamal nuk do ta kishte vendin te ne

- Advertisement -

Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë që pritet të ndezë edhe më shumë rivalitetin para El Clasico-s, duke folur për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

I pyetur nëse do ta transferonte Yamalin te Real Madridi, trajneri portugez dha një përgjigje të prerë. Mourinho pranoi talentin e jashtëzakonshëm të 19-vjeçarit, por tha se nuk do të sakrifikonte asnjë lojtar të skuadrës së tij për të.

“Jo. Pa dyshim, është një lojtar i madh, një i ri me një hapësirë të jashtëzakonshme për përmirësim. Por ne kemi një skuadër të nivelit të lartë dhe nuk do t’i hapja vend askujt.”

Mourinho shkoi edhe më tej, duke shprehur besimin maksimal te futbollistët që ka në dispozicion:

“Lojtarët e mi janë më të mirët.”

Deklarata e “Special One” vjen në një moment kur rivaliteti mes Real Madridit dhe Barcelonës po merr sërish vëmendjen maksimale, ndërsa Yamal mbetet një prej figurave kryesore të gjeneratës së re të futbollit spanjoll.

Të ngjashme

Të fundit