-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit

- Advertisement -

Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike.

Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen sinjale që ndonjë sistem frontal nga pjesë qëndrore të kontinentit të depërtojë mbi rajon, ku mund të zhvillonte kushte për reshje shiu apo dhe bore në pjesë të vendit.

Temperaturat shënojnë rritje përreth normaleve, maksimalet deri në 7C e 10C, e ato minimale mbi 0C.

Sasitë e të reshurave nuk duket se do të jenë të larta. Fundjavën e ardhshme sërish më pas priten kthjellime, derisa stabile mbetet situata edhe ditëve të para të dhjetorit, me temperatura maksimale deri në 6C e 8C, ndërsa minimalet pranë 0C. Mundësi për të reshura paraqiten më pas, nga 5 dhjetori, me siguri të përziera të shiut e të borës. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit