Gazetari gjerman para vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Ta barazosh Thaçin me Mlladiqin është gabim në shumë aspekte

- Advertisement -

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka shkruar për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pak para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një shkrim të publikuar në platformën “X”, Martens ka kundërshtuar krahasimin mes ish-presidentit Thaçi dhe ish-komandantit të forcave serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq.

“Ta barazosh Ratko Mlladiqin me Hashim Thaçin, siç duket se disa po përpiqen ta bëjnë tani, është gabim në shumë nivele”, ka shkruar Martens.

Martens ka përmendur edhe masakrën e Srebrenicës, duke thënë se UÇK-ja “nuk ka kryer asgjë që mund të krahasohet në mënyrë të largët me Srebrenicën”. Në të njëjtin kontekst, ai ka përmendur masakrat e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke veçuar Mejën dhe Korenicën.

 

Të ngjashme

Të fundit