Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë.
Ai ka thënë se kështu shkelet dinjitetini familjeve dhe se duhet të paralajmërohet ky skandal.
Tahiri i bën thirrje Qeverisë që mos të luajë me shtetin.
Reagimi i plotë:
Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari.