19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Apeli ia zbut dënimin të dënuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

- Advertisement -

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesa e mbrojtësve të të akuzuarve në rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, meqë rast ia ka zbutur dënimet në 1 vit e gjashtë muaj burgim.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, përkitazi me sanksionin penal.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtor të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H L.D, duke i dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

Mirëpo, sipas vendimit të Apelit, të akuzuarit do të vuajnë vetëm nga një (1) viti e gjashtë (6) muaj, në të cilën dënim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, nga data 12.04.2023 e deri më 07.12.2023.

Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPP, nga fakti se dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm, pasi që në të përfshihen të gjitha rrethanat dhe elementet që përbëjnë figurën e veprës penale për të cilën janë shpallur fajtor të akuzuarit e lartcekur dhe si i tillë është në përputhje të plotë me arsyetimin e tij, në të cilin janë paraqitur arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, së bashku me arsyet me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike të kësaj çështje penale, ndërsa nuk përmban asnjë shkelje tjetër e cila kishte për të kushtëzuar anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar.

Sa i përket pretendimeve ankimore përkitazi me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve, kjo gjykatë ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë dhe ligjshëm, duke marrë aktgjykim me të cilin të akuzuarit i ka shpallur fajtor ngase në veprimet e të akuzuarve janë përmbushur elementet e veprës penale të larcekur.

Krejt në fund, kjo gjykatë vlerëson se dënimi i shqiptuar si në dispozitiv të këtij aktgjykimi është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale nga të akuzuarit, shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarve dhe me intensitetin e rrezikimit dhe pasojës – lëndimeve trupore të shkaktuara të dëmtuarit, andaj me këtë dënim do të arrihet qëllimi i dënimit konform nenit 38 të KPRK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit