4.8 C
New York
Friday, November 13, 2026

Buy now

Uran Ismaili akuzon Vitinë se po promovon joprofesionistë në SHSKUK: I kam faktet

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me emërimet dhe avancimet në pozita brenda sistemit shëndetësor.

Gjatë seancës së Kuvendit, Ismaili pretendoi se ministri Vitia po promovon persona që nuk kanë përgatitjen e nevojshme profesionale për pozitat që ushtrojnë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), transmeton lajmi.net.

Ai shkoi edhe më tej, duke i akuzuar këta persona se po e dëmtojnë dhe po e keqpërdorin sistemin shëndetësor.

Deputeti i PDK-së tha se për pretendimet e tij posedon dëshmi dhe u shpreh i gatshëm t’i bëjë ato publike në çdo kohë.

“I kam faktet, që mund t’i paraqes në çdo kohë”, deklaroi Ismaili, duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Të ngjashme

Të fundit