Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve të gjitha partive që ta votojnë rezolutën për rritje të koeficientit.
Ai ka thënë se vendi është në situatë të rëndë ekonomike dhe punëtoret e administratës shtetërore nuk po mund t’ia dalin.
Postimi i plotë:
Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.
– Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend;
– Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj;
– Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po kërkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”.
Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR