Opinionistja Meliza Haradinaj ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e reagimit pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj tha se institucionet nuk kanë ndërmarrë, siç tha, asnjë veprim konkret shtetëror pas vendimit.
“Pas vendimit monstruoz të Gjykatës Speciale që e godet shtetin, e godet historinë, e godet luftën çlirimtare, s’kemi asnjë veprim të vetëm shtetëror, asnjë përgjigje të vetme shtetërore”.
“Kemi një kryeministër që shkon këtu në New York me një përfaqësim tepër të zbehtë dhe nuk patë asnjë lloj përfaqësimi, asnjë lloj takimi bilateral me askënd të administratës”, deklaroi ajo.
Haradinaj shtoi se situata është veçanërisht urgjente për shkak të afateve që lidhen me Apelin.
“Koha për apel po punon kundër nesh. Jemi në numërim e sipër të ditëve të mbetura edhe për apel. Prandaj, është një papërgjegjësi totale”, u shpreh Haradinaj.






