Cali u dërgon mesazh protestuesve nga Haga: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë

- Advertisement -

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, para protestuesve sonte ka lexuar një mesazh të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i dënuar nga Haga.

“Një përshëndetje nga Cali jonë”, ka thënë Haziri para protestuesve, para se të lexonte mesazhin e Mustafës.

Në mesazhin e tij, Mustafa ka falënderuar protestuesit, duke i cilësuar si mbrojtës të historisë, UÇK-së, lirisë dhe demokracisë.

“Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë, të UÇK-së, të lirisë dhe të demokracisë. Dhe jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë”, thuhet në mesazhin e Salih Mustafës.

Të ngjashme

Të fundit