15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Mos e teproni me shalqirin, fruti i preferuar i verës mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha

- Advertisement -

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe dëshira për pije freskuese. Një nga frutat e preferuara të verës është dhe shalqiri. Përveç hidratimit, shalqiri është një burim i mirë i kaliumit. Ai forcon kockat dhe muskujt, dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës. Megjithatë, si çdo gjë, ai ka anën e tij negative.

Shalqiri është një burim i madh uji dhe fibrash dietike, por nëse hani shumë, mund të çojë në diarre, fryrje dhe gazra. Shalqiri përmban edhe një përbërës sheqeri, sorbitol, i cili ndihmon në sasi më të vogla, por në sasi më të mëdha mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Edhe pse nuk është e pazakontë që shalqini të gjendet në disa nga koktejet freskuese të verës, nuk rekomandohet ngrënia e këtij fruti gjatë konsumimit të alkoolit sepse nivelet e larta të likopenit nga shalqiri mund të reagojnë me alkoolin dhe të shkaktojnë inflamacion të mëlçisë.

Marrja e sasive të tepërta të kaliumit mund të krijojë probleme kardiovaskulare, si puls i dobët, rrahje të parregullta të zemrës etj. Sipas ekspertëve të shëndetit dhe nutricionistëve, 100 deri në 150 gramë shalqi në ditë mjaftojnë për të marrë të gjitha përfitimet dhe lëndët ushqyese të tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit