Në moshën 17 vjeçare, Monroe është konkurrentja më e re e këtij viti në Eurovision- por ajo është tashmë një muzikante e shquar, e cila publikoi albumin e saj debutues në Francë vitin e kaluar.
Kënga e saj, Regarde!, ka të bëjë me përjetimin e një momenti të qetë për të vlerësuar botën përreth nesh – dhe përzien përgatitjen e saj si këngëtare opere me një prodhim dinamik pop, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në skenë, thotë ajo, “sfida është të kalosh nga një stil në tjetrin, midis muzikës klasike dhe asaj popullore – dhe të gjesh ekuilibrin midis ndryshimeve.






