Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë apel për të votuar kodin 05 të Alis Kallaçit, përfaqësuesit të Shqipërisë i cili perfmoi me këngën ‘Nan’.
Rama thekson se kënga ‘Nan’ e Alis “ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar”, shkruan rtsh.al.
“Ftojmë të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke VOTUAR 05”, shkruan kryeministri.
Në mesazhin e tij, kryeministri Rama e shoqëron edhe me falënderimin e Alis Kallaçit.
“Jemi në finale dhe kam rastin të falënderoj Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë. Ju falënderoj nga zemra”, shprehet Alis.






