28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Molliqaj: Kosova ta njohë shtetin e Palestinës

- Advertisement -

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kërkuar që Kosova ta njohë shtetësinë e Palestinës.

Në shkrimin e tij, Molliqaj ka vlerësuar se kush dëshiron paqe sot, “emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën”.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur njohjen e Palestinës nga disa shtete, duke kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe Kososva.

“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!” – ka shkruar Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit