28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Incidenti në Bardhin e Madh” | Mbrojtja reagon pasi dëshmitari u pyet për një rast që nuk përmendet në aktakuzë

- Advertisement -

Lidhur me këtë, pati kundërshtime mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq i cili tha se ky incident nuk është përmendur në aktakuzë dhe se po përpiqen t’i përfshijnë të akuzuarit në një incident të tillë, raporton “Betimi për Drejtë”.

“Ne po iu themi që nuk është përmendur kjo në aktakuzë. Ky incident konkret nuk është i përmendur në aktakuzë. Nuk jemi informuar si mbrojtje sa i takon faktit se është hetuar ky incident dhe ata po përpiqen ta përfshijnë drejtpërdrejt  të akuzuarit në një incident të papërmendur në aktakuzë. Ky është një njoftim i papërshtatshëm që ua bën z.Halling”, tha Mishetiq.

Pas tij, me kundërshtime vazhdoi edhe mbrojtja e Veselit përmes avokatit Ben Emmerson i cili tha se këto janë copëza gazete dhe kjo nuk është aspak e logjikshme dhe se nuk duhet të pranohen në prova materiale.

“Unë dua ta vërtetojë z.Halling që është kryer krimi dhe të vërtetojë që udhëheqja ka pasur njohuri dhe ka pasur autoritetin të parandaluar dhe ndëshkuar krimet e tilla dhe më pas të flasim për relevancën parimisht. Tani këtu në këtë rast ka disa pretendime, asnjë provë nuk ka prokuroria që ka ndodhur kjo. Këto janë thjeshtë pretendime dhe të thuash që të pranojmë artikuj gazete për vërtetësinë e krimit që ka ndodhur krime kjo është absurde, se kjo nuk është në aktakuzë. Këto janë copa gazete dhe kjo nuk është aspak e logjikshme”, tha Emmerson.

Pas një konsulte me anëtarët e trupit gjykues, kryetari Charles Smith III tha se ky material nuk do të përdorët për të provuar vërtetësinë e fakteve që përfshihen në atë, mirëpo duhet të pranohet për të vërtetuar besueshmërinë e dëshmitarit.

“Materiali që po diskutohet nuk mund të përdorët në këtë pikë, me këtë informacion që kemi për të provuar vërtetësinë e fakteve që përfshihen në atë. Megjithatë, mund të lidhet me besueshmërinë e këtij dëshmitari dhe për këtë arsye do ta pranojmë atë. Kundërshtimi rrezohet”, tha Charles Smith III.

Ndryshe, për këtë incident, dëshmitari tha se nuk ka asnjë informacion duke i kërkuar prokurorit që të mos e provokojë më tepër.

“Nuk kam pas informacion as atëherë dhe as deri sot. Mos me provoko me tepër”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari u pyet për disa nofka që mbanin anëtarët e UÇK-së për të cilat tha se përdoreshin nga disa vetë. Ai tha se nofkën “Daja” e përdorte Azem Syla, nofkën “Gjermani” e mbante Xhemë Gashi ndërsa nofkën ‘Baca” e mbante Isuf Gashi.

Ai gjithashtu foli edhe për një takim që kishte pasur me Thaçin më 1998 e që dëshmitari e kishte identifikuar në librin e tij. Bytyçi kishte shkruar se Thaçi ishte prezantuar si komandant “Gjarpi” i cili më vonë pastaj u bë udhëheqës i UÇK-së.

Dëshmitari tha se është në dijeni që edhe Jakup Krasniqi e ka botuar një libër të quajtur  “Kthesa e Madhe” për të cilin tha se iu është dhuruar një kopje nga autori, por që nuk ka arritur ta lexoj të tërin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit