Mohamed Salah transferohet te Trabzonspor

- Advertisement -

Mohamed Salah do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pasi ka arritur marrëveshje me Trabzonsporin.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se klubi turk ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin egjiptian.

Salah i bashkohet Trabzonsporit si lojtar i lirë, pasi u largua nga Liverpooli në përfundim të kontratës së tij.

Sipas raportimit, 33-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij pas viteve të suksesshme në Premier League.

Të ngjashme

Të fundit