Analisti Nuri Bexheti, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk pritet t’i bashkohet një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje deri në vjeshtë.
Sipas Bexhetit, një nga arsyet është qasja që, sipas tij, LVV-ja ka pasur gjatë dy viteve të fundit, duke mos qenë e gatshme të bëjë “pazar politik” për të siguruar vazhdimësinë në pushtet.
“PDK deri në vjeshtë nuk bëhet pjesë e koalicionit me LVV-në, për arsye se VV-ja në dy vitet e fundit nuk ka dashur të bëjë pazar politik për me e mbajtë pushtetin. Nga vjeshta do të kemi sistem tjetër politik”, tha Bexheti në “Click” të RTV21 .






