Ilir Mirena, gazetar, ka shtruar disa pyetje lidhur me konferencën e sotme të LDK-së.
Në “Pressing” të T7, Mirena ka thënë se mund të diskutojnë pse nuk ka marrë pjesë ish-kryetarët e LDK-së, Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa, por aty është gazetari Blendi Fevziu.
“Pjesëmarrja e njerëzve mundet me na nxit lloj lloj dilemash. Më pengon pse nuk e shoh Fatmir Sejdiun, Isa Mustafa. E shohim Blendi Fevziu, një gazetar në rrallë të parë aty po nuk është Fatmir Sejdiu. Kjo mundet me i diskutu. Por pse është mbajtur kjo konferencë, pse folët për Rugovën, rolin e tij nuk shoh kurgjo të keqe”, ka thënë Mirena.