23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Tërmkolli: Kujt ju dashtë Edi Rama me folë për Ibrahim Rugovën?

- Advertisement -

Ish deputetja e Kosovës e njëra nga eksponentet më të rëndësishme të LDK-së, gjatë ndërtimit e zhvillimit të saj, Milihate Tërmkolli, është treguar mjaft e ashpër me LDK-në aktuale e me kryetarin e saj Lumir Abdixhiku.

Ajo në emisionin “Pressing”, në T7 është shfaqur shumë e mllefosur me faktin se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, foli në “super-lativ” për Rugovën. Kjo sipas Tërmkollit është hipokrizi dhe absurd.

“Me majtë konferencë për Rugovën, nuk ka absurd dhe hipokrizi më të madhe se ajo që ka ndodh sot. Absurd mat madh ska, krejt ajo që ndodhi sot aty si ngjarje. Kujt ju dashtë Edi Rama me u çu me folë për Ibrahim Rugovën”, tha Tërmkolli.

“Kur në Parlament ka shku Edi Rama, janë këta me pafytyrësinë më të madhe janë çu kanë dalë prej Parlamentit e kanë lëshu Parlamentin dhe Edi Rama nuk e ka folë një gjysmë fjale për Ibrahim Rugovën. Kur u bo Ibrahim Rugova njeri më i mençur më i ditur sot për Edi Ramën, çka ju dasht sot. Çka ju dasht sot Lumirit e Edi Ramës sot kjo konferencë”, shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit