27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Ministrja Haxhiu, skeptike për ekstradimin e shqiptarëve të arrestuar nga Serbia

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se i ka kërkuar përmes një letre javën e kaluar homologes së vet serbe transferimin e shtetasve të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgime në Serbi. Sfidë për Republikën e Kosovës e konsideron mosbashkëpunimin juridik me shtetin serb.

Haxhiu ka thënë se këtë çështje e ka ngritur edhe me partnerët ndërkombëtarët, pasi konsiderojnë që është e qëllimshme, politike dhe e padrejtë.

“Ju e dini që në vazhdimësi e kam përmendur sfidën që Republika e Kosovës ka në kuptim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në këtë rast të bashkëpunimit juridik me Serbinë sepse Serbia është ajo e cila i mban kriminelët e luftës në territorin e saj e po ashtu kriminelët të cilët kryejnë krime në kohë të paqes. Në këtë drejtim në vazhdimësi është sfidë bashkëpunimi juridik me Serbinë, por duke qenë që ka qindra raste që padrejtësisht arrestohen në Serbi të qytetarëve tanë pra qytetarëve shqiptarë të cilët për nevojat e tyre kalojnë kufirin andej kinse mbi pretendimet për krime të luftës por edhe për vepra të tjera, ne kemi ngritur këtë çështje edhe me partnerët tanë sepse konsiderojmë që është e qëllimshme, është politike dhe është e padrejtë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo u shpreh se nga lista që kanë marrë nga shteti serb, ka parë që shqiptarët janë arrestuar me pretendime për krime lufte. Andaj, kanë kërkuar të njëjtit të transferohen në Kosovë dhe të ballafaqohen me sistemin e drejtësisë.

“Megjithatë kur kemi pranuar listën të qytetarëve tanë të cilët arrestohen padrejtësisht atje ne kemi parë që disa prej tyre janë mbi pretendimet për krimet e luftës. Në këtë drejtim duke pasur parasysh sfidën që në vazhdimësi e kemi për bashkëpunimin juridik, për transferim të rasteve për ekstradim, ne kemi vlerësuar që është e rëndësishme që t’i drejtohemi Ministres së Drejtësisë së Serbisë, me qëllim që ata qytetarë tanë të transferohen në Republikën e Kosovës dhe të ballafaqohen me sistemin tonë të drejtësisë mbi pretendimet të cilët ata i konsiderojnë. Këtë letër e kam dërguar fundjavën e kaluar, ne ende nuk kemi marrë përgjigje nuk mund të them që do të kemi apo jo përgjigje por duke pasur parasysh që në vazhdimësi ka pasur refuzim për bashkëpunim juridik dhe duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon në Kosovë as kriminelët që kanë kryer krime lufte në Kosovë dhe të ballafaqohen me sistemin tonë të drejtësisë mbi pretendimet të cilët ata i konsiderojnë”, u shpreh Haxhiu, teksa ka thënë se ende nuk ka pranuar përgjigje pozitive e as negative.

Haxhiu ka thënë se Serbia nuk i ekstradon as terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Këtë letër e kam dërguar fundjavën e kaluar, ne ende nuk kemi marrë përgjigje nuk mund të them që do të kemi apo jo përgjigje por duke pasur parasysh që në vazhdimësi ka pasur refuzim për bashkëpunim juridik dhe duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon në Kosovë as kriminelët që kanë kryer krime lufte në Kosovë pra kriminelët serb që kanë kryer krime lufte në Kosovë në kohë të luftës dhe nuk i dorëzon as kriminelët apo terroristët që kanë kryer sulme terroriste, referuar sulmit terrorist në Banjskë. Natyrisht që është goxha e vështirë që mund të kemi përgjigje apo jo, por megjithatë në momentin që ne do të kemi sinjale për këtë çështje ne do të ju njoftojmë, ne kemi njoftuar edhe dje në Bruksel përmes zëvendëskryeministrit dhe përfaqësueseve tanë atje për letrën që kemi dërguar dhe në vazhdimësi por edhe dje kemi bërë thirrje që Serbia ti përgjigjet pozitivisht kësaj letre dhe kësaj kërkese sikurse edhe në prej garancioneve që kryeministri Kurti e ka adresuar në procesin e dialogut në takimin që kishte është që Serbia të dorëzoj kryeterroristin  Milan Radojiçiq dhe bandën e tij terroriste”, u shpreh tutje Haxhiu.

“Sipas legjislacionit në fuqi kjo tashmë nuk është e rregulluar pra nuk ka një ligj që qeverisë së Republikës së Kosovës i jep të drejtën që të mbështes financiarisht mbrojtësit e personave të cilët mbahen në burgjet e Serbisë. Ne kemi pasur kërkesa nga familjarët e këtyre personave si Ministri e Drejtësisë po e trajtojmë por nuk mund të them me siguri se cili do të jetë vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës apo në këtë rast Ministrisë së Drejtësisë duke pasur parasysh mungesën e bazës ligjore për njoftimin tuaj në secilën prej kërkesave që na vijnë në këtë drejtim ndërlidhen me fondin apo buxhetin dhe mbështetjen financiare që MD-ja jep për personat që po mbahen në Hagë”, u shpreh tutje Haxhiu.  /EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit