22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Ministri Krasniqi e takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë: I kemi plotësuar kushtet për anëtarësim

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të përballen me një përgjigje pozitive.

Këto komente ai i ka bërë në një postim në “Facebook” ku ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke pas për qëllim mbështetjen e nivelit lokal dhe rritjen e demokracisë lokale, përfaqësimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile si dhe qytetarëve në vendimmarrje si dhe përkrahjen e komunave për arritjen e 12 parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Evropës për qeverisje të mirë”, ka shkruar Krasniqi.

Kosova e ka kaluar me sukses votimet në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, e cila përbëhet nga deputetë të partive të ndryshme evropiane.

E në mes të majit pritet të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave, si organ final që vendos për anëtarësime.

Por, Kosova nuk përmendet në një agjendë të diskutimeve që e ka paralajmëruar Këshilli i Evropës.

Kurti e ka pranuar se si kusht është vendosur dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit