17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci merre pjesë në Forumin e Sigurisë në Halifax

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci po merr pjesë në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë. Ky forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.

 

I shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu, Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Kanada, Kolonel Berat Shala, Ministri Maqedonci do të marrë pjesë në disa nga sesionet e kësaj konference, ndërsa në margjinat e këtij forumi planifikohet realizimi i takimeve bilaterale me homologë pjesëmarrës.

 

Forumi i Sigurisë Halifax këtë vit mbledh rreth 300 pjesëmarrës ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe politikës, përfshirë këtu ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra të mbrojtjes, shefa të mbrojtjes, senatorë dhe parlamentarë nga mbarë bota.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit