Lajçi: Një proces pa integritet nuk mund të sjellë drejtësi

- Advertisement -

Driton Lajçi, njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, duke folur në TV Dukagjini, ka thënë se pakënaqësia e qytetarëve lidhet me mungesën e integritetit në procesin gjyqësor në Hagë.

“Prandaj, një proces pa integritet nuk mundet me sjellë drejtësinë. Këtu zë fill është pakënaqësia e popullit të Kosovës”, ka deklaruar Lajçi.

Ai ka thënë se në procesin në Hagë ka pasur, sipas tij, vërejtje dhe kritika nga personalitete të ndryshme, përfshirë juristë britanikë dhe organizata për të drejtat e njeriut.

Sipas Lajçit, këto mangësi, siç i përshkroi ai, kanë krijuar pakënaqësi dhe zemërim te qytetarët e Kosovës.

“Domethënë, aty ku ka mangësi serioze, aty ka vrima, domethënë ka papajtueshmëri. Prandaj, Kosova ka të drejtë të shprehë çështjen e zemërimit. Ka të drejtë që të reagojë”, u shpreh Lajçi.

Ai ka folur edhe për protestat e mëparshme në Kosovë, duke përmendur protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mënyrën se si, sipas tij, institucionet kishin zgjedhur të mos përplaseshin me protestuesit.

Të ngjashme

Të fundit