Milani e ka regjistruar një fitore të rëndësishme 2-1 në udhëtim ndaj Genoas, në kuadër të Serie A.
Skuadra e Milanit e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike dhe kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur Alphadjo Cisse shënoi pas asistimit të Adrien Rabiot.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Christian Pulisic e dyfishoi epërsinë, duke shënuar me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë.
Genoa tentoi të rikthehej në lojë dhe në minutat e fundit të takimit arriti ta ngushtonte rezultatin.
Mikael Egill Ellertsson shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 88-të për 1-2.
Vendasit ushtruan presion deri në fund, por Milani arriti ta ruante epërsinë dhe të merrte tri pikët.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e katërt në tabelën e Serie A, pesë pikë prapa liderit Lazio, me 24 pikë të tubuara nga 11 ndeshje.
Ndërkohë, kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit për kuqezinjtë.
Genoa është e 13-ta me 13 pikë.






