Brightoni kalon në pozitën e dytë në Premierligë, pas fitores ndaj Brentfordit

- Advertisement -

Brightoni e ka vazhduar formën e mirë në Premierligë, duke e mposhtur Brentfordin me rezultat 2-0, në një ndeshje ku mysafirët luajtën me një futbollist më pak për pjesën më të madhe të takimit.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të, kur Diego Gomez shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës.

Situata u vështirësua edhe më shumë për Brentfordin, pasi Igor Thiago u ndëshkua me karton të kuq direkt për një goditje me dorë në fytyrën e kundërshtarit.

Brightoni shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutat shtesë të pjesës së parë e dyfishoi rezultatin. Pascal Gross ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për 2-0.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan të dominonin dhe krijuan disa raste të tjera, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, Brighton ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Premierligës me 22 pikë, duke regjistruar fitoren e shtatë në kampionat këtë sezon.

Gjithashtu, skuadra vazhdon të jetë e pamposhtur në shtëpi, me gjashtë fitore dhe një barazim.

Ndërkohë, Brentfordi mbetet pa fitore në katër vizitat e fundit në “Amex Stadium” në Premierligë, teksa ka 14 pikë pas 10 ndeshjeve.

Të ngjashme

Të fundit