Milani përgatit revolucion në merkato, disa yje drejt largimit për t’i hapur rrugë afrimeve

- Advertisement -

Gjiganti italian, Milan po planifikon një verë me lëvizje të mëdha në merkato, ku përveç largimeve të pritshme, në listën e shitjes mund të përfshihen edhe emra të rëndësishëm si Rafael Leão dhe Christopher Nkunku.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi kuqezi është i detyruar të bëjë një merkato të thellë në dalje për të financuar afrimet e reja dhe për të ristrukturuar skuadrën pas një sezoni nën pritshmëri. Edhe pse skuadra nuk ka një organikë të gjerë, drejtuesit mendojnë se ndryshimet janë të domosdoshme.

Në këtë kuadër, përveç lojtarëve si Pervis Estupiñán dhe Ruben Loftus-Cheek, që konsiderohen më të lehtë për t’u larguar, befasia e madhe është përfshirja e Leãos dhe Nkunkus në mesin e emrave që mund të sakrifikohen për arsye financiare dhe teknike.

Milani synon të shmangë minus valencat dhe të sigurojë të ardhura të konsiderueshme nga shitjet, të cilat më pas do të përdoren për përforcime cilësore dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ekipit. Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe kualifikimi eventual në garat evropiane, që do të sillte të ardhura shtesë.

Vera pritet të jetë vendimtare në “San Siro”, me një revolucion të mundshëm që mund të prekë edhe emrat më të mëdhenj të ekipit.

Të ngjashme

Të fundit