Derisa mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka publikuar nga New Yorku fotografi dhe detaje nga takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë sonte në natën e tetë radhazi. Sheshi u mbushenn përsëri me qytetarë që kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin dhe kundërshtojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.





