Latif Gashi, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Llapit, ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk i ka zgjedhur komandantët, por ato janë zgjedhur nga fshatrat deri te zonat.
Gashi tha se në fund të vitit 1998, shtabi i përgjithshëm vetëm i ka formalizuar emërimet që janë bërë më herët nga secila zonë.
“Gjitha emërimet në zonën operative të Llapit, duke filluar nga komandanti i fshatit, që fshati është mobilizu dhe e ka zgjedh një komandant, edhe emërimet në nivele të larta. Ne e kemi ditur kënd e kemi komandantë brigade, dhe ato sektoriale. Ne i kemi bërë ato, shtabi i përgjithshëm kah fundi i 1998 vetëm e ka formalizuar pozitën e komandantit, por nuk e ka zgjedh”.
“Të garantoj me jetë që Rrustem Mustfafën, jo vetëm atë por çdo komadant vetëm e ka formalizuar”, ka thënë ai në Pressing.






