24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Mërgimtarëve u mundësohet kthimi i shtetësisë, gjithçka është pa pagesë

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se të gjithë mërgimtarët që kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara e pa pagesë.

Gërvalla tha se rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik, teksa shtoi se Kosova ka nevojë për të gjithë që ta rikthejnë shtetësinë e tyre.

“Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar. Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës”, shkroi Gërvalla.

Për këtë ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se “rimarrjen e shtetësisë e kemi bërë falas, ndonëse ajo është e paçmueshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit