13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Memli Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Dielli do të lind përsëri!

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së, pas gati gjashtë mujash nga vizita e fundit, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se i gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.

“Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer” shkruan Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.

Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.

Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.

Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.

Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë.

Pa dyshim, dielli do të lind përsëri! ☀️🙏/Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit