Memli Krasniqi falënderon Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin në PDK

- Advertisement -

Memli Krasniqi ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe për angazhimin në shërbim të vendit.

Në postim, Krasniqi vlerësoi maturinë, ndershmërinë dhe përkushtimin e Hamzës, duke kujtuar bashkëpunimin e tyre në një periudhë sfiduese për partinë dhe Kosovën.
Ai theksoi se, gjatë kohës kur Hamza ishte kandidat për kryeministër dhe më pas kryetar i PDK-së, partia u përball me sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira.

Krasniqi shprehu mirënjohje edhe për miqësinë, besimin dhe mbështetjen e Hamzës, duke e cilësuar të çmuar rrugëtimin e përbashkët.

“Mirënjohje nga zemra për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh”, përfundoi Krasniqi mesazhin e tij.

Postimi i plotê:

Faleminderit, miku im Bedri, për kontributin e çmuar, përkushtimin e vazhdueshëm dhe shembullin që ke dhënë në shërbim të PDK-së dhe Kosovës.

Me ty si kandidat për kryeministër dhe së fundmi edhe si kryetar, PDK-ja përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira. Maturia, ndershmëria dhe përkushtimi yt kanë qenë të vlerësuara në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Ka qenë kënaqësi të punoj me ty, të ndajmë përgjegjësi dhe të jemi krah njëri-tjetrit në një periudhë tejet sfiduese për partinë dhe vendin.

Përtej bashkëpunimit, të falënderoj veçanërisht për miqësinë. Për sinqeritetin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Janë këto gjëra që mbeten dhe që e bëjnë edhe më të çmuar rrugën që kemi bërë së bashku.

Mirënjohje nga zemra për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh.

Të ngjashme

Të fundit