28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mehmetaj për fjalët e Petrovcit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: E luajti rolin e Car Llazarit kur të gjithë refuzuan

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deklaratave skandaloze të Enver Petrovcit, i cili në emisionin Shoë i së Premtës me Adelina Ismajlin, i quajti ish-udhëheqësit e UÇK-së e shtetit si njerëz që “i bëri lufta”, duke shtuar se ata do të duhet të ishin “budigard ose mësues”.

Mehmetaj ka shkruar se është pikërisht Enver Petrovci ai i cili e luajti rolin e Car Llazarit kur edhe aktorët serbë e refuzuan, për shkak se ishin kundër regjimit të Millosheviçit.

Postimi i plotë:

Kur aktorët serbë, për shkak se ishin kundër regjimit të Slobodan Millosheviç-it, kishin refuzuar ta luanin rolin e mbretit serb Car Llazarit, atë rol e pranon vetëm një aktor – Enver Petrovci.

Drejtori i teatrit të Nishit (anëtar i partisë së Millosheviç-it), meqë s’kishte opsione tjera, ia beson rolin Petrovcit, i cili e luan me krenari.

Kurse, në një intervistë për revistën serbe NIN thotë: “Më parë, qytetarët ecnin në korso në Prishtinë në mes, dhe në anët e kundërta të rrugës, nga njëra anë fshatarët serbë dhe në anën tjetër fshatarët shqiptarë. Një rom nga qyteti ishte më i afërt për mua sesa një shqiptar nga fshati. Tani kjo ka ikur”.

“Po si po jeton tash”, e pyet gazetarja, tash që më nuk është ashtu siç ishte.

“Shume keq”, përgjigjet Petrovci.

Kaq për ketë bërllok.

A, pse ky është sot me Lëvizjen Vetëvendosje, këtë besoj tashmë s’ka nevojë ta sqarojmë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit