Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj një postimi të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci.
Mehmetaj e ka pyetur Bajqinovcin si i ka fituar 3 vendbanime në Prishtinë me pagë të gazetarit.
Postimi pa ndërhyrje:
Qyre more deputeti milioner me 2 banesa, 1 shtepi, secilat te blera me page te “gazetarit” ne Kosoven qe “eshte shkaterru per 20 vjet”, edhe shte llaf t’u moralizu.
Qysh i fitove 3 vendbanime ne kryeqytet me page te gazetarit, a po tregon?
Ik atje, hajduk.